
8 minatorë u shpëtuan ndërsa 21 të tjerë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve që përfshinë galeritë e një minierë në rajonin e Xinjiang në veriperëndim të Kinës.
Sipas dëshmive, përmbytja në galeri erdhi si pasojë e ndërprerjes së energjisë ndërsa 29 minatorët punonin në minierën që ndodhe në Hutubi.
Media kineze shkruajnë se autoritetet kanë vendosur kontakte me 12 minatorë të bllokuar, ndërsa nuk dihet ende fati i 9 të tjerëve.
Operacionet e kërkim shpëtimit pritet të fillojnë nga ora në orë. (A2 Televizion)