All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përmbytje “biblike” në Slloveni, 2 viktima, rrugët mbushen me ujë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 18:04 | Bota
All - Paragraf - 1

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve “biblike” që kanë përfshirë veriun e vendit prej disa ditësh.

Qarkullimi i mjeteve është bllokuar në disa zona për shkak të prezencës së ujit, ndërkohë që ka pasur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.

All - Paragraf - 3

Viktima raportohet të jenë dy shtetas holandezë, teksa për evakuimin e personave të bllokuar dhe në vështirësi janë angazhuar helikopterët e ndihmës së shpejtë.

Ministri i Brendshëm, Marjan Sarec deklaroi se ushtria është në gatishmëri dhe do të dislokohet në zonat e goditura më rëndë dhe iu bëri thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Situata pritet të rëndohet në orët në vijim pasi meteorologët parashikojnë shtim të reshjeve që do të zgjerohen dhe në Kroaci dhe Bosnje. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos