Përmend vijat e kuqe, Osmani kundër përfshirjes së Thaçit në dialogun me Serbinë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 18:45 | Kosova
Përmend vijat e kuqe, Osmani kundër përfshirjes së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mirëpret mundësinë e rikthimit të dialogut me Serbinë, por kërkoi nga presidenti Hashim Thaçi që të garantojë se ka hequr dorë nga ideja e korrigjimit të kufirit.

Gjatë një prononcimi për mediat, Osmani tregoi vijat e kuqe në bisedimet me Beogradin.

“Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit të Thaçit, i cili në vetvete involvon negociata sekrete me presidentin e Serbisë. Në vend se të dalë dhe të marrë kompetenca të qeverisë, presidenti do të duhej të deklarohej një herë e mirë për një çështje substanciale.

Ajo është që ia garanton të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kurrë më nuk do të vendosë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të Kosovës? Thaçi duhet të sqarohet njëherë e mirë nëse ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiç për korrigjim të kufijve. Pra Kosovën e përfaqëson qeveria e saj dhe vijat e kuqe janë të qarta”, tha Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos