Shkon në 1234 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, 40 raste të reja

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 18:03 | Kosova
Shkon në 1234 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë,

Rastet e reja me Covid-19 janë rritur sërish në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 296 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 40 prej tyre, duke e çuar numrin total të të prekurve në 1234 persona, nga të cilët 31 kanë ndërruar jetë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 6 persona.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën apel qytetarëve të respektojnë masat. “Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese, që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtejshëm të rekomandimeve. Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos