Tritol mobilerisë në Fushë Krujë, shkak dyshohet konkurrenca

Nga A2 CNN
18 Prill 2019, 11:36 | Kronikë
Tritol mobilerisë në Fushë Krujë, shkak dyshohet konkurrenca

Një shpërthim tritoli ndodhi në një mobileri në Fushë Krujë dhe me konkretisht në mobilerinë e shtetases Dhurata Karaj.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e godinës 4-katëshe, e cila ndodhet pranë aksit nacional dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mendohet paraprakisht se shkaku është konkurrenca, por mbetet të hetohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos