Përplasen 3 automjete në Bulqizë, disa të plagosur

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 14:47 | Kronikë

Tre mjete u përplasën në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, duke shkaktuar disa të plagosur. Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës, ndërsa një tjetër drejt Bulqizës. Përplasja ka qenë e fortë duke dëmtuar shumë automjetet.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës, e cila ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por nga të dhënat e para dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos