
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së martës në aksin Tiranë-Elbasan. Bëhet e ditur se dy automjete janë përplasur në këtë aks dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një prej mjeteve, një 55-vjeçar.
Po ashtu, si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij. E lënduara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)