Përplasen dy automjete në Shijak, njëra del nga rruga

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 17:13 | Kronikë

Dy automjete janë përplasur rreth orës 16:15, në Sallmone, Shijak, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas policisë, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Opel", është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos