





Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shkodër-Vau i Dejës këtë të shtunë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelqet dhe janë përfshirë 3 makina, 2 Mercedes-Benz dhe 1 Volkswagen Golf, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Nga raportimet paraprake dyshohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)