
“Konfliktin në rajon e nisën Shtetet e Bashkuara dhe koalicioni i drejtuar nga Arabia Saudite, jo Irani”.
Deklarata vjen nga Presidenti i Republikës Islamike, Hassan Ruhani, i cili akuzon Uashingtonin dhe Rijadin për luftën në Jemen që vijon prej 4 vitesh.
E ndërsa përplasja në distancë vazhdon, Amerika nuk i ka dhënë akoma vizën Presidentit Rouhani dhe pjesës tjetër të delegacionit të Iranit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Bëhet fjalë për një vonesë, por që mund të përkthehet në krizë diplomatike. Qeveria iraniane ka paralajmëruar se do të anulojë pjesëmarrjen nëse viza nuk garantohet gjatë ditës së sotme. (A2 Televizion)