Përplasje mes 8 personave në orët e para të mëngjesit në Tiranë, njëri qëllon me armë

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 09:56 | Kronikë
Përplasje mes 8 personave në orët e para të mëngjesit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, konflikti ka nisur mes dy grupeve nga 4 persona për motive të dobëta rreth orës 03:00 në Rrugën e Dibrës. Më pas, shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër. Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia ka bërë të mundur ndalimin e 37-vjeçarit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, kishte ndodhur një konflikt, gjatë të cilit një shtetas, kishte qëlluar në ajër me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë kapur dhe arrestuar shtetasin Xh. C., 37 vjeç.

Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos