
AstraZeneca ka publikuar një raport të ri me të dhëna të përditësuara lidhur me funksionimin e vaksinës së saj anti-covid. Kompania britaniko-suedeze thotë se vaksina ka 76% efektshmëri në parandalimin e infektimit.
Parandalon plotësisht rastet e rënda dhe nevojën për shtrim në spital. Gjithashtu thotë se vaksina është 85% efikase në parandalimin e simptomave në vullnetarët të moshës 65 vjeç e sipër.
Të dhënat e reja nuk kanë shumë diferencë nga ato të mëhershmet. Fillimisht, AstraZeneca, bëri me dije se vaksina e saj anti-covid ka 79% efektshmëri kundër infeksionit dhe 100 për qind ndaj rasteve të rënda.
Të dhënat e reja u kërkuan nga rregullatori i Shteteve të Bashkuara. Shumë shpejt pritet një vlerësim për sigurinë, efikasitetin dhe përdorimin e vaksinës së zhvilluar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit. (A2 Televizion)