All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përsëritet raundi i parë i votimit për presidentin e Kosovës, nuk ka kuorum

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 21:08 | Kosova
Përsëritet raundi i parë i votimit për presidentin e
All - Paragraf - 1

Kuvendi i Kosovës po voton mbrëmjen e së shtunës për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në garë për këtë detyrë të lartë shtetërore janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, nga mazhoranca që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

Raundi i parë i votimit është përsëritur dy herë pasi në proces kanë marrë pjesë më pak se 80 deputetë.

All - Paragraf - 3

Edhe në përsëritjen e raundit të parë të votimit , deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Sipas Kushtetutës të Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

(A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos