
Një tjetër person është shoqëruar në komisariat mëngjesin e sotëm si pasojë e protestës së mbrëmshme në zonën e “Astirit” në kryeqytet.
I shoqëruari, Dorian Protoduari, rezulton të jetë dhe pronar i barit ku kreu demokrat Basha zhvilloi takimin me banorët e kësaj zone.

Familjarët e tij u mblodhën para komisariatit numër 6 duke kërkuar lirimin e Protoduarit. Momente vështira kaloiedhe e ëma e të arrestuarit, e cila u shoqërua në spital pas rëndimit tëgjendjes së saj shëndetësore.
Pas disa orësh, shoqërim policia ka liruar Dorian Protoduarin i cili ka deklaruar se nuk do të ndalen me protestat e tyre.

Ndërkohë, mbrëmje e djeshme protestuesit, të mbështetur edhe nga deputet demokrat, sërish kanë bllokuar rrugën, ata vendosën goma automjetesh të cilave u vunë flakën.
Policia reagoi me shoqërimin e 20 personave, të cilët u lanë të lirë vetëm në orët e para të mëngjesit sot. (A2 Televizion)