Persona të armatosur grabisin një banesë në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 08:41 | Kronikë
Persona të armatosur grabisin një banesë në Vaun e

Persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë në orët e para të mëngjesit në zonën e Ashtës në Vaun e Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, kur persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Z. P.  dhe kanë marrë prej aty një shumë parash dhe automjetin tip "Benz", i cili ka qenë i parkuar.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos