Zjarri shkatërron magazinën me produkte bujqësore

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 07:46 | Kronikë

Një magazinë që tregtonte produkte bujqësore është djegur në orët e para të mëngjesit në fshatin Petrushë të Pogradecit.

Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe u përhap me shpejtësi për shkak dhe të materialeve që tregtoheshin në magazinë, pjesa më e madhe e të cilave digjej lehtë.

Dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe 1 nga Maliqi kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos