Situata nga pandemia, liderët e BE: Nuk është momenti për të lehtësuar masat

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 07:46 | Bota
Situata nga pandemia, liderët e BE: Nuk është momenti për

Vendet e Bashkimit Europian theksuan njëzëri se nuk është momenti për lehtësim të masave të marra kundër Covid-19.

“Situata epidemiologjike mbetet serioze dhe variantet e reja paraqesin sfida shtesë”, thanë krerët e shteteve dhe qeverive europiane në një njoftim për shtyp, pas një samiti me videokonferencë.

“Për këtë arsye, ne duhet të mbajmë kufizime të forta, ndërsa rrisim përpjekjet tona për të përshpejtuar dërgesat e vaksinave”, shtuan ata.

Në këtë pikë i bëhet edhe një herë apel kompanive të respektojnë kontratat dhe agjencive të nxitojnë në certifikimin e vaksinave të disponueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos