Personat me këtë grup gjaku rrezikohen më pak nga koronavirusi

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 17:51 | Bota
Personat me këtë grup gjaku rrezikohen më pak nga koronavirusi

Revista shkencore “Blood Advancet” ka publikuar në numrin e fundit të saj rezultatet e dy studimeve për t’i dhënë përgjigje pyetjes se personat me cilin grup gjaku janë më të predispozuar për t’u infektuar me koronavirus.

Një nga studimet, që bazohet në rezultatet e 500 mijë personave të konfirmuar pozitivë me Covid-19 në Danimarkë tregon se njerëzit me grupin e gjakut 0, janë më pak të infektuar se personat e tjerë me grupet e tjera të gjakut.

Ndërsa studimi i dytë, i bazuar te pacientët e hospitalizuar në Kanada ka arritur në përfundimin se njerëzit me grupet e gjakut A ose AB mund të pësojnë simptoma më të rënda nga koronavirusi se ata me grupe 0 dhe B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos