Personazh legjendar në “American Pie”, ku ka përfunduar Sherminatori?

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 09:09 | Showbiz

Në fund të viteve ’90 u shfaq “American Pie”, një film që është ngulitur në kujtesën kolektive të miliona njerëzve. Komedia u bë një fenomen i kulturës pop dhe objekt adhurimi falë aventurave të protagonistëve të saj dhe disa aktorëve dytësorë, të ngritur në kategorinë e legjendës.

Një prej tyre është Chuck Sherman. I fiksuar pas Terminatorit dhe humbjes së virgjërisë, ashtu si edhe pjesa tjetër e personazheve, Sherman krijoi një histori rreth vetes që bëri përshtypje të madhe në atë kohë: “Unë jam Sherminatori, një robot i sofistikuar seksual, i dërguar nga e ardhmja për të ndryshuar jetën e një gruaje me fat”.

Pas këtij personazhi fshihet aktori Chris Owen, 41 vjeç, i cili interpretoi Sherminatorin në tre filma të sagës. Një rol që e bëri të famshëm, por që megjithatë nuk e ndihmoi atë të konfirmohet si një aktor i suksesshëm. Pas filmave “American Pie”, Owen ka luajtur në filma si “Hidalgo” apo “The Mist”, ose në seriale si “Criminal Minds” apo “The Mentalist”.

Por, që nga viti 2010, Sherminatori e mban veten me punë të tjera dhe jo me aktrim. Një nga punët që ka bërë është edhe kamarier në një restorant japonez: “Jeta nuk shkon gjithmonë ashtu siç e pret. Më pëlqen aktrimi dhe kjo punë më lejon të vazhdoj të luftoj për ëndrrën time”.

https://a2news.com/2021/08/06/armiku-me-i-madh-i-van-damme-ku-ka-perfunduar-tong-po/

Në vitin 2018, nisi të punonte si agjent i pasurive të paluajtshme në Compass, ndërkohë që interpretoi edhe në filmin “The Last Sharknado”.

Aktualisht, Chris Owen ka nisur hapat e tij të parë në botën e fotografisë dhe merr pjesë rregullisht në konventa të ndryshme ku bashkëvepron me fansat, duke pritur gjithmonë për një rol tjetër si Sherminatori për të rifilluar karrierën e tij kinematografike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos