
Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet edhe më tej, por jo me të njëjtat ritme si në shtetet e tjera. Janë këto projeksione që ekspertë të ekonomisë japin, në përpjekje për të interpretuar gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucion i cili parashikon kohë të vështira për financat.
Sektorë të tjerë që po performojnë mirë vitet e fundit, pritet gjithashtu të japin kontributin e tyre në ruajtjen e optimizmit në ekonomi.
Në raportin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli përsëri parashikimet e rritjes globale, duke paralajmëruar se rreziqet nga inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë mund ta shtyjnë ekonominë botërore në prag të recesionit nëse nuk kontrollohet. (A2 Televizion)