Jahti i ri i miliarderit Jeff Bezos është gati pas 5 vitesh procesi ndërtimi dhe pritet që të jetë mjeti lundrues më i gjatë në botë. Shefi ekzekutiv i Amazon ka nisur ndërtimin e anijes, që mban emrin Koru, në vitin 2018 dhe për ta bërë realitet u shpenzua një shumë prej 500 milionë dollarësh.
Megjithatë, shifrat nuk janë problem për Bezos pasi ai është njeriu i tretë, më i pasur në planet, me një vlerë neto që vlerësohet të jetë prej 115.4 miliardë dollarësh.
I njohur më parë si Y721 ose Projekti 721, jahti tani mban emrin Koru që do të thotë “fillime të reja” në Maori.
Thuhet se mega-jahti do t'i dorëzohet Bezos brenda dy muajve të ardhshëm.
Anija është 127 metra e gjatë, me direkë të trefishtë që arrijnë 70 metra, duke e bërë jahtin me vela gati sa gjysma e madhësisë së Piramidës të Gizës.
(A2 Televizion)










