Peshkaqenët e ngordhur dalin në breg të detit, enigmë shkaqet

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 13:49 | Bota

Me dhjetëra peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në bregdet në një zonë turistike të Queensland, në Australi.

Shkaqet janë ende të paqarta, ndërsa specialistë nga departamenti i Peshkimit po hetojnë mbi arsye që e sollën këtë.

Vetëm disa dita më parë, një peshkaqen i bardhë u gjet i ngordhur në Point Lowly, në jug të Australisë. Peshkaqenët e bardhë janë një specie e mbrojtur dhe ai që i cenon mund të përballet me gjoba që shkojnë deri në 10 mijë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos