Trazira në Paris, protestuesit përplasen me policinë, i vënë zjarrin makinave

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 09:16 | Bota

Me mijëra protestues mbushën rrugët e Parisit të shtunën, duke protestuar kundër një ligji të ri në lidhje me policinë.

Protesta nisi e qetë, ndërsa më pas degjeneroi në përplasje të dhunshme me forcat e rendit, të cilave protestuesit i hodhën bomba molotov, ndërsa disa makina u përfshinë nga flakët.

Mediat franceze raportojnë për të paktën 22 persona të arrestuar, duke cituar një zëdhënës të policisë, i cili tha se protestuesit kishin shkatërruar dyqanet. Ligji i ri do të ndalojë filmimin e forcave të policisë. Macron është zotuar se ligji do të ndryshojë, por protestat po vijojnë ende.

Ndërsa dhuna nga protestuesit u rrit, policia përdori gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë për të shpërndarë turmën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos