
Një burrë humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen pranë një plazhi të njohur në Australinë Perëndimore.
Sulmi ndodhi afër Cable Beach në veri të shtetit. Burri u nxorr nga uji nga të pranishmit dhe rojet bregdetare, por më vonë u shpall i vdekur.
Plazhi është mbyllur dhe publikut i kërkohet që të qëndrojë larg tij. Ky sulm raportohet të jetë i teti nga peshkaqenët në ujërat australiane këtë vit.
Një kërkim për peshkaqenin është duke u zhvilluar, por nuk dihet ende se çfarë specie ishte. (A2 Televizion)