Peshku që u shit për 257 mijë euro

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 14:14 | Lifestyle

Një ton i kuq është shitur për 36,04 milionë jen (rreth 257 000 euro) në ankandin tradicional të vitit në tregun e peshkut Toyosu, në Tokio (Japoni).

Peshku peshonte 212 kilogramë dhe çmimi i tij ishte më shumë se dyfishi i rekordit të paguar vitin e kaluar për një ton të kuq, i cili ishte 16,88 milionë jen. Përveç kësaj, ishte shuma e gjashtë më e lartë e paguar ndonjëherë në tregun e shitjes me shumicë të Tokios që nga viti 1999.

Kompania e shitjes me shumicë me bazë në Tokio, Yamayuki, dhe zinxhiri Ginza Onodera, me degë në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, ishin ata që bënë ofertën më të lartë të përbashkët për të marrë tonin, i cili u kap në ujërat pranë portit të Omas, në Aomori.

Në Japoni është e zakonshme që disa lloje peshqish të shiten me këto shifra të larta. Ky vend është një nga konsumatorët më të mëdhenj të peshkut në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos