Tre nga kontrollorët e “Albcontrol”, të cilët pezulluan punën një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza” janë ende në polici, pasi për ta është lëshuar një urdhërndalim.
Mësohet se ata janë Floresha Ndreca, Muhni Mezini, Armand Pezga, të cilët ishin të vetmit që mbetën në polici pas shoqërimit me dhjetëra prej tyre një ditë më parë.
Mësohet se ata akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, tre të ndaluarit janë organizatorë të grevës. (A2 Televizion)