Prodhuesi i Pfizer tha të enjten se po sheh imunitet të zbehur nga vaksina e tij e koronavirusit dhe thotë se po rrit përpjekjet për të zhvilluar një dozë përforcuese që do të mbrojë njerëzit nga variantet e Covid-19. Ai tha se do të kërkonte autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, për një dozë përforcuese në gusht, pasi të kishte më shumë të dhëna për funksionimin e mirë të një dozë të tretë të vaksinës. (A2 Televizion)
Pfizer kërkon autorizim për dozën e tretë të vaksinës, reagon FDA e CDC: Nuk është e nevojshme
