Një ekspozitë më shumë se realiste me piktura dhe skulptura është hapur sot në Londër dhe deri tani vizitorët janë befasuar e po i ngatërrojnë veprat me fotografi.
Ekspozita e quajtur “Përtej Realitetit” do të qëndrojë e hapur deri në fund të dhjetorit dhe në të do të shfaqen veprat e artistëve më të famshëm të këtij zhanri, mes tyre edhe Valter Adam Casotto, i cili ka punuar për efektet speciale të “Game of Thrones”, “Harry Potter” dhe “The Hobbit”. (A2 Televizion)