Lojërat Olimpike do të zhvillohen pa spektatorë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 13:57 | Sporte të tjera
Lojërat Olimpike do të zhvillohen pa spektatorë

Një vit nga shtyrja për shkak të pandemisë, Lojërat Olimpike janë gati për nisje, por me dyer të mbyllura.

Ky është vendimi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që ka bërë me dije se garat do të zhvillohen pa praninë e spektatorëve, ndërsa Japonia është futur në fazën e katërt të emergjencës si pasojë e rritjes së infektimeve nga Covid-19.

“Është e trishtë që po organizojmë këtë event në një formë të tillë, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh Presidenti i Lojërave Olimpike, Tomas Bak.

Japonia po përballet me tjetër valë të pandemisë, sidomos me përhapjen e varianteve të reja si ai Delta. Nëse ka nga ata që janë zhgënjyer pasi mundën të sigurojnë një biletë për lojërat, qindra të tjerë vazhdojnë protestat në rrugët e Tokios për të anuluar Olimpiadën: “Do të vazhdojmë të bëjmë thirrje që Lojërat të mos zhvillohen. Masa më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit është ndalimi i këtij aktiviteti”. 

“Tokyo 2020” nis më 23 korrik dhe përfundon më 8 gusht dhe organizatorët bëjnë thirrje për të shmangur grumbullimet edhe në aktivitetet e hapura si çiklizmi, maratona apo triatloni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos