Basketboll, SHBA pëson humbje historike ndaj Nigerisë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 17:51 | Sporte të tjera
Basketboll, SHBA pëson humbje historike ndaj Nigerisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll i nisën me surprizë të bujshme përgatitjet për Olimpiadën.

Amerikanët u mundën në miqësoren e zhvilluar në Las Vegas nga Nigeria, me rezultatin 90-87.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore, gjithmonë një humbje e ekipit amerikan të basketbollit përbën lajm. Edhe për faktin se bilanci i amerikanëve ishte deri tani 39 fitore dhe asnjë humbje (ndeshje miqësore dhe zyrtare), përgjatë viteve të fundit, kur kanë fituar 3 medalje të arta radhazi në Olimpiadë.

Ndërkohë, kjo ishte humbja e tretë në 57 ndeshje miqësore të zhvilluara që nga viti 1992.

Në vitin 2012, në Olimpiadën e Londrës, SHBA vendosi rekord duke mundur pikërisht Nigerinë me rezultatin e thellë 156-73.

Ylli i amerikanëve, Kevin Durant, pësoi gjithashtu humbjen e parë me kombëtaren (kampion bote në vitin 2010 dhe dy herë fitues i medaljes së artë në Olimpiadë). (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=3MxUE64wxHI&t=1s

A2 CNN Livestream

Latest Videos