All - Paragraf - 1
Shtetasit amerikanë do të kenë mundësinë nga dita e sotme të porosisin një pistoletë "Smart Glock", e cila përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe shenjave të gishtave përpara se të bëhet vdekjeprurëse.
Arma e re 9 mm është prodhuar nga Biofire dhe do të dalë në shitje me një çmim që fillon nga 1500 dollarë.




All - Paragraf - 3
Pistoleta smart përdor dy forma të identifikimin biometrik, një sensor optik për gjurmën e gishtit dhe një njohje 3 D me infra të kuqe, për të siguruar që vetëm pronari i vërtetë i armës të ketë mundësinë për ta aktivizuar, duke ulur në një mënyrë drastike aksidentet.
Më shumë se 13 mijë e 900 njerëz janë vrarë nga armët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2023. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4