Pjerin Ndreu merr mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Lezhës

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 14:12 | Politikë
Pjerin Ndreu merr mandatin e dytë në krye të Bashkisë

Në Bashkinë e Lezhës ka përfunduar numërimi i kutive ku Pjerin Ndreu është shpallur fitues kundrejt kandidatit të "Bashkë Fitojmë", Pashk Gjonit.

Pas shpalljes fitues në këtë bashki, Pjerin Ndreu, u shpreh se votat nuk merren më sipas bastioneve”, por në bazë të punës.

“Ky është një vlerësim i madh që më bëhet nga komuniteti lezhjan, për shkak të punëve të bëra në 4 vite. Votat nuk merren më sipas bastiomeve, por sipas punës”, tha ai.

Ndërkohë, në Mirditë ka përfunduar numërimi i 48 kutive. Kandidati i "Bashkë Fitojmë" Albert Mëlyshi ka fituar me 55.19 % të votave. Ndërsa Ndrec Dedaj i Partisë Socialiste ka marrë 44.81%.

Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 42 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 51.04 % të votave përkundrejt 48.96% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos