Pjesëtari i ekipit shqiptar të kërkim–shpëtimit flet nga Malatya, Leonard Qyra: Situata kritike, problem i ftohti

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 09:46 | Aktualitet
Pjesëtari i ekipit shqiptar të kërkim–shpëtimit flet

I ftuar në “Ditari” i orës 09:00 në A2CNN, pjesëtari i ekipit shqiptar të kërkim – shpëtimit, Leonard Qyra, me anë të një lidhjeje LIVE nga Malatya ka bërë një rezyme të situatës atje.

Sipas Qyrës, situata atje është goxha kritike, pasi ka shumë ndërtesa të shembura, ndërsa shtoi se jo vetëm ekipi shqiptar, por edhe ai maltez kanë punuar gjatë gjithë natës pa ndërprerje.

Ai shtoi se ekipi shqiptar i ka të gjitha mjetet e nevojshme të kërkim – shpëtimit për kryerjen e këtyre operacioneve, ndërsa deklaroi se banorët nuk lejohen ende të futen në shtëpitë e tyre, pasi zona konsiderohet ende si e riskut të lartë nga ndonjë lëkundje e mundshme.

“Gjendja është goxha kritike, ka goxha ndërtesa të shembura. Ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës dhe po vijojnë punën.

Gjithashtu është dhënë edhe ndihma e nevojshme mjekësore nga ekipet shqiptare.

Për të na vendosur në Malatya ishte vendimi i Emergjencave të Turqisë dhe jemi së bashku me një ekip të Maltës.

Ekipet tona kanë punuar me mjete të posaçme për të parë nëse ka shenja jete mes rrënojave.

Ditën e djeshme shpëtuam një fëmijë të vogël 4-5 vjeç dhe ishte një moment shumë i bukur.

Sa do të qëndroni aty Leonard?

Sigurisht me sa kemi parë nuk është se ka shumë forca që po operojnë në terren, janë forcat tyrke, ne dhe ato që kanë ardhr nga Malta. Ka shumë ndërtesa të rrënuara dhe ka shumë punë për të bërë.

Si duket situata në Malatya?

Situata këtu është shumë e rënduar. Edhe nga ndërtesa e shkatërruara, por edhe si pasojë e temperaturave të ulëta, pasi shumë ndërtesa janë mbuluar nga dëbora dhe kjo e bën më të vështirë punën e kërkimit.

Edhe në Malatya nuk lejojnë banorët të futen në banesa sepse mendojnë se ka ende rrezik që ato të shemben.

Me çfarë pajisjesh po punoni? Si i siguroni informacionet, apo ato indiciet se ku mund të ketë persona nën rrënoja?

Ne detyrën e kemi qendra operacionale turke e Emergjencave Civile. Koordoninim e operacionit e bën vetë qendra e emergjencave të Malatyas. Forcat tona kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të zhvilluar një operacion kërkim – shpëtimi.” (A2 Televizion)

Pjesëtari i ekipit shqiptar të kërkim - shpëtimit në Malatya, Turqi
https://a2news.com/2023/02/08/mes-shkaterrimit-e-te-ftohtit-ne-gaziantep-femijet-tunden-me-batanije-per-tu-vene-ne-gjume/
https://a2news.com/2023/02/08/a2cnn-nga-epiqendra-e-termetit-ne-turqi-blloqe-te-reja-banimi-jane-shembur-qytetaret-kane-fjetur-ne-automjete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos