Plagosen 6 persona në Korçë, në aksident përfshihet dhe një furgon

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 09:43 | Kronikë

Një aksident i rëndë, me pasojë 6 persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon "Benz", me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip "Benz", me drejtues shtetasin G. K.

Për pasojë, janë plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital. (A2 Televizion)

https://youtu.be/bDislvZvTEU

A2 CNN Livestream

Latest Videos