Arrestohen vëllezërit hajdutë, kryen më shumë se 30 vjedhje në Berat

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 10:23 | Kronikë
Arrestohen vëllezërit hajdutë, kryen më shumë se 30

Policia e Beratit vuri në pranga 2 vëllezër, të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetit për vjedhjet e kryera gjatë viteve të fundit.

Në kuadër të operacionit  “Vëllezërit” u vunë në pranga shtetasit A.H., 49 vjeç dhe F.H., 45 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, të cilët u kapën në flagrancë, ndërsa po tentonin të vidhnin në banesën e shtetases A. A.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos