
Një aksident i rëndë me pasojë 8 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shijak.
Policia bën të ditur se rreth orës 20:00, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një automjet me rimorkio. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)