Policia në Kukës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri kushëririn e tyre.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Shtiqen ku V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, të ndihmuar nga vëllai tjetër i tyre i cili është shpallur në kërkim janë konfliktuar me kushërinjtë e tyre.
Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e një prej personave me të cilën u konflikuan.
Më pas, 51-vjeçari ka plagosur me armë zjarri në këmbë njërin prej kushërinjve. Kurse, vëllai i tij i shpallur në kërkim dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejsbolli, shtetasin B. M.
Të lënduarit ndodhen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)