
Një plagosje në rrethana të paqarta ka ndodhur pak pas mesnatës te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas Policisë, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)