Akuzohet për trafik kokaine në Danimarkë, SPAK i konfiskon pasuri në vlerë 1 milion euro

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 10:13 | Kronikë

SPAK ka konfiskuar para “cash” në vlerë 1 milionë euro, pasi dyshohet se janë siguruar nga aktivitet kriminal.

Mësohet se pasuritë i përkisnin shtetasit Astrit Beqiri, i cili akuzohet për trafik kokaine në Danimarkë.

SPAK ka sekuestruar një biznes në Shkodër, pulari, me vlerë 400 mijë euro, 5 automjete, si dhe një sasi prej 173 500 euro dhe 8,6 milionë lekë, të cilat do t’i kalojnë shtetit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos