“Drift” në mes të rrugës dhe manovra të rrezikshme, të riut i pezullohet patenta 2 vjet

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 11:57 | Kronikë

Policia e Lezhës procedoi penalisht një të ri, si dhe e gjobiti dhe i hoqi patentët për dy vjet, pasi kreu manovra të rrezikshme në aksin Milot-Mamurras.

Policia, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, identifikoi 24-vjeçarin D.N. i cili me mjetin e tij kryente “drift” në mes të rrugës dhe qarkullonte në sensin e kundërt.

I riu akuzohet  për manovra të rrezikshme, lëvizje në sens të kundërt, prishje e qetësisë publike. Për këtë arsye, atij iu bllokua mjeti si dhe iu vendos masë administrative 60.000 lekë të rinj, si dhe pezullim i lejes së drejtimit për 2 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos