Plagosja e dyfishtë në Divjakë, mjeku: Kryetari është goditur dy herë me thikë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 19:18 | Kronikë
Plagosja e dyfishtë në Divjakë, mjeku: Kryetari është

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe shoferi i tij Gazmir Bullari, mbetën të plagosur mëngjesin e së premtes pasi u qëlluan me thikë. Për këtë ngjarje, policia vuri në pranga autorin e dyshuar Orges Xhelili.

https://a2news.com/2022/11/11/balla-viziton-kryebashkiakun-e-divjakes-ne-spital-eshte-jashte-rrezikut-per-jeten/

Kirurgu i spitalit të Lushnjes, Sami Osmani, ka folur për gjendjen e dy të plagosurve. Ai është shprehur se Fredi Kokoneshi është qëlluar dy herë me thikë, njëra prej të cilave i ka prekur pak mushkërinë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjes, Kokoneshi është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa shoferi i tij është goditur një herë në barkë. Mjeku tregon se thika i ka prekur zorrët dhe stomakun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos