
Policia vuri në pranga autorin e plagosjes në zyrën e PD-së në Kavajë, Ndriçim Jonuzi, së bashku me Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.
Këta persona akuzohen se dy ditë më parë sulmuan sekretari e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë. Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij.
Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por pas punës së pandalur policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga. (A2 Televizion)