
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin pasditen e kësaj të marte. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Lagunën e Patokut, rreth orës 17:00.
Pas një konflikti të çastit, 56-vjeçari Besnik Selmani, banues në Milot, dyshohet se ka plagosur me çifte, Besnik Pulën 49 vjeç, banues në Krujë.
49-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)