
Një 18-vjeçar është plagosur me thikë nga një moshatar në Pogradec. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërravë ku M. B., 19 vjeç, gjatë një konflikti, ka plagosur me thikë një 18-vjeçar.
I lënduari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". (A2 Televizion)