Plazhe sekrete, manastire misterioze dhe laguna malore. Një aventurë magjike në bukuritë e egra të Greqisë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 16:33 | Lifestyle

“Të udhëtosh në Greqi mund të ndihesh sikur je në një kartolinë.” Kështu hapet libri “Wild Guide Greece” shkruar nga Sam Firman dhe Nick Hooton. Libri i mbushur me fotografi që ilustrojnë më shumë se 1000 vende në Greqinë kontinentale dhe ishujt e saj të shumtë përshkruan anën e egër, por madhështore të Greqisë. Cdo imazh shoqërohet me udhëzime e informacione të detajuara se si të vizitohen këto vende, duke përfshirë edhe koordinatat e hartave.

“Është një koleksion destinacionesh të egra, që të nxisin drejt një aventure të guximshme. Terreni shpeshherë është i vështirë e gati i paarritshëm. Në shumë raste e kemi gjetur veten mes fshatrave malore dhe kanioneve të thepisura. Ne do t’ju këshillonim të merrnit me vete një tënd, ushqime dhe veshje që do t’ju mundësojnë qëndrimin edhe në zona të thella. Në këtë mënyrë mund të shijoni e të zhyteni në bukuritë greke.” (A2 Televizion)

Sam Firman dhe Nick Hooton, autorët e librit
https://a2news.com/2022/07/29/ishulli-i-trendafilave-vendi-i-perendive-dhe-nimfave/
https://a2news.com/2022/07/31/vendi-unik-ku-takohen-azia-afrika-dhe-europa/
https://a2news.com/2021/04/17/ne-meteora-manastiret-arrijne-drejt-qiejve-dhe-parajses/
https://a2news.com/2023/02/05/ishulli-i-virgjer-dhe-sekret-i-greqise/
https://a2news.com/2021/03/03/bima-kurative-qe-rritet-vetem-ne-nje-ishull-te-greqise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos