Duket se problemet me administrimin e plazheve përgjatë vijës bregdetare kanë zbritur edhe në jug të vendit. Mëngjesin e së hënës, persona ende të paidentifikuar kanë djegur shezlongët dhe çadrat e një subjekti, i cili kishte miratim për të shfrytëzuar një parcelë plazhi në fshatin turistik të Drimadhës. Për këtë ngjarje policia e Vlorës ende nuk ka një version zyrtar. (A2 Televizion)
Plazhet, konflikte edhe në jug: Drimadhë, digjen shezlongët dhe çadrat e një subjekti
