Plotësohen çerekfinalistët e Champions, asnjë italiane në garë

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 22:59 | Futboll
Plotësohen çerekfinalistët e Champions, asnjë italiane

Bayern Munchen ka triumfuar dhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 përballë Lazio, duke kaluar në fazën tjetër të Champions League.

Tashmë zyrtarisht, ekipet italiane janë të gjitha jashtë kompeticionit më të rëndësishëm europian, ndërsa në Europa League vijojnë të jenë ende në garë Roma dhe Milan që do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit mbrëmjen e së enjtes.

Çerekfinalistja e fundit e Champions League është Chelsea, i cili fitoi po ashtu dhe ndeshjen e dytë përballë Atleticos së Simeones me rezultuatin 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos