“Po bëni gabim”, Putin paralajmëron Finlandën për anëtarësimin në NATO

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 15:53 | Bota
“Po bëni gabim”, Putin paralajmëron Finlandën

Vladimir Putin i ka thënë Presidentit të Finlandës se anëtarësimi në NATO është “gabim”, gjatë një bisede telefonike të dy krerëve të shteteve mëngjesin e së shtunës.

Sipas mediave ruse, Putin është shprehur: “Heqja dorë nga politika tradicionale e neutralitetit ushtarak është një gabim, pasi nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë e Finlandës”.

https://a2news.com/2022/05/14/finlanda-ia-ben-te-qarte-rusise-do-ti-bashkohemi-nato-s/

Ndërkohë, sipas zyrës së shtypit të Presidencës finlandeze, biseda është zhvilluar e qetë: “Presidenti Niinistö e njoftoi Presidentin rus se Finlanda ka vendosur që të aplikojë për anëtarësim në NATO ditët në vijim. Duke iu bashkuar NATO-s, Finlanda forcon sigurinë e saj dhe merr përsipër përgjegjësitë”.

https://a2news.com/2022/05/14/i-ndertuar-per-apokalipsin-berthamor-njihuni-me-qytetin-nen-helsinki/

Dje, një zyrtar i lartë rus kërcënoi se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda. Kreu i Komitetit të Mbrojtjes, Aleksey Zhuravlyov, i bëri këto deklarata disa ditë pasi Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/14/per-10-sekonda-e-rrafshojme-finlanden/

A2 CNN Livestream

Latest Videos