“Po e përdorin nipin tim si pretekst,” gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë në Francë: Jepini fund dhunës!

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 09:28 | Bota

Gjyshja e 17-vjeçarit të vrarë në Francë ka bërë thirrje që dhuna të ndalet. Pas disa ditësh trazira, që nisën me vrasjen nga policia të Nahel-it, gjyshja e tij bëri një apel të dielën mbrëma.

“Ju drejtohem njerëzve që po bëjnë dëme, ndaloni. Mos shkatërroni shkolla dhe autobusë,” bëri apel zonja Nadia teksa shtoi se nipi i saj po përdoret thjesht si pretekst.

“Besojini drejtësisë. Jam e lodhur, vajza ime nuk ka më arsye të jetojë”, shtoi gjyshja e Nahel-it ndërsa shprehej se nuk është e mërzitur me policinë në tërësi, por vetëm me efektivin që vrau nipin e saj.

Ata janë policë të mirë, kam besim te drejtësia.”

Ndërkohë, ditën e sotme situata në Francë duket më e qetë, ndërsa raportohet se në trazira ka humbur jetën një zjarrfikës 24-vjeçar në tentativa për të shuar një zjarr në Saint-Denis.

Gjatë natës, u bënë 157 arrestime, ndërsa autoritetet raportojnë edhe për tre të lënduar mes forcave të rendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/03/situate-me-e-qete-ne-te-france-pas-pese-neteve-te-trazirave-te-dhunshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos