Një grua humbi celularin e saj të ri pasi i ra nga duart kur ishte duke xhiruar aventurën e saj me parashutë nga 1500 metra lartësi.
Gruaja amerikane po përjetonte një eksperiencë unike në malet franceze, por nuk e shijoi shumë, pasi humbi një iPhone 11 në Liqenin Annecy.
Pamjet e xhiruara nga instruktori me GoPro tregojnë se si turistes i rrëshqet nga duart celulari i shtrenjtë, të cilin po e mbante me një shkop “selfie”. (A2 Televizion)